Mali i Zi, analistët të shqetësuar për veprimet nacionaliste të forcave politike pro-serbe dhe pro-ruse

Forcat politike pro-ruse dhe pro-serbe kanë shtuar retorikën në mbështetje të Moskës dhe Beogradit, gjë që sipas analistëve do të bëhet pengesë e Malit të Zi drejt integrimit të shpejtë në BE. Analistët vlerësojnë se këto përpjekje të politikës pro-serbe dhe pro-ruse po e rrezikojnë seriozisht marrëdhëniet ndëretnike dhe qëndrueshmërinë në rajon.
Rusia prej kohësh në Mal të Zi po përdor lajmet e rreme për të riorientuar Podgoricën drejt ndikimit…
