Top Channel mëson se për ngjarjen në Uzinën e Gramshit ku u sulmuan me spray kimik ushtarët, janë ndaluar tre rusë, dy djem edhe një vajzë, të cilët ndodhen në komisariatin e Elbasanit.
Hetimi ka nisur nën drejtimin e prokurorit të rrethit Kreshnik Ajazi, ndërsa të përfshirë janë gjithashtu edhe Antiterrori, SHISh dhe Shërbimi sekret i Ushtrisë.
Heqja e vizave gjatë muajve të verës për shtetasit rus, ia lehtëson futjen në vendin tonë agjentëve të shërbimit sekret rus.
Një vit më parë në verë dy shtetas rus u kapën në perimetrin e jashtëm të bazës ajrore të Kuçovës.
Ata kishin hyrë si…