Pjesa e parë e emisionit Rudina në Tv Klan iu përkushtua një kompeticioni të rëndësishëm bukurie në vendin tonë. Për herë të parë është zhvilluar bashkë konkursi i bukurisë “Miss Universe Albania & Kosovo” për shkak të pandemisë, pikërisht mbrëmjen e së premtes ku u përzgjodhën edhe fitueset e këtij spektakli bukurie, më e bukura e Shqipërisë dhe më e bukura e Kosovës.
Blerta Veseli është zgjedhur më e bukura e Kosovës, ndërsa Paula Mehmetukaj si më e bukura e Shqipërisë.
Paula Mehmetukaj 22 vjeç nga Tirana ka treguar më shumë për jetën e saj në studion e Rudinës dhe si e ka…