NGA BEN ANDONI 
Nuk ka ditë të mos lexosh apo dëgjosh për arrestime dhe akuza për korrupsion. Është kaq e tepruar kjo situatë, saqë të duket sikur jemi në një “Sodomë” korrupsioni. Kuptohet se shigjetat kryesore janë me të drejtë mbi mandatin e tretë të Ramës, por kur kujton ecurinë e paraardhësve të tij, shtuar me problemet e administratave të shumta deri në ditët e sotme, kupton se korrupsioni është i rrënjosur thellë. Dhe, kur di sesi funksionon legjislativi, njerëzit që i përfaqësojnë aty…