Agjencia e Statistikave të Kosovës ka rikujtuar qytetarët e Kosovës se kanë mbetur edhe vetëm shtatë ditë për regjistrimin e popullsisë, ndërsa thekson se regjistrimi përveç që është obligim qytetar është edhe obligim ligjor.
Në njoftimin për media theksohet se regjistrimi do të jetë deri më 17 maj, ndërkaq ASK njofton gjatë ditëve në vazhdim, regjistruesi duhet t’ju kontaktojë për ta zhvilluar intervistën për regjistrim tek ata të cilët ende nuk e kanë kryer.
“Nëse nuk jeni kontaktuar deri më tani (nuk keni informatë se kush është regjistruesi/ja në zonën tuaj) luteni të kontaktoni…