Qytetarët e Maqedonisë së Veriut, të Serbisë dhe ata të Shqipërisë, nga 5 marsi mund të kenë qasje të lirë në tregun e punës në këto tri vende, ashtu siç parashihet në marrëveshjen e arritur në kuadër të nismës Ballkani i Hapur.
Sipas Qeverisë maqedonase, qëllimi i kësaj mase është të kontribuojë në heqjen e barrierave që pengojnë tregtinë dhe lëvizjen e lirë të njerëzve, si dhe të mundësojë përdorimin e shërbimeve elektronike në kuadër të nismës rajonale.
Masa bazohet në marrëveshjet ndërkombëtare të nënshkruara ndërmjet tri shteteve, anëtare të nismës Ballkani i Hapur,…