Beran Aliji nga Gostivari i Maqedonisë së Veriut raportohet se është përfshirë në planifikimin e një sulm terrorist në një koncert të yllit të muzikës, Taylor Swift që pritej të mbahej në Vjenë të Austrisë, raporton mediumi zviceran “Blick.ch”.
Drejtor i Sigurisë Publike në Ministrinë e Brendshme të Austrisë, Franc Ruf, ka thënë para gazetarëve se përbërës kimikë ishin gjetur te 19-vjeçari i cili synonte të bënte bomba me to.
“Gjatë një kontrolli në shtëpinë e 19-vjeçarit të arrestuar në Ternic, u gjetën disa substanca kimike dhe mjete teknike. I dyshuari u…