30-vjeçari shqiptar i cili ka tentuar të përdhunoje pronaren e një lokali në Greqi, ka kërkuar falje dhe është shfaqur i penduar.
Ai pretendon se nuk mban mend asgjë pasi ka qenë nën efektin e alkoolit, ndërsa ka mohuar se ka tentuar të përdhunojë 32-vjeçaren.
“Kërkoj falje për atë që ndodhi. Isha nën efektin e alkoolit dhe nuk mbaj mend asgjë. Jam familjar, kam një fëmijë të vogël dhe në asnjë mënyrë nuk kam tentuar ta përdhunoj vajzën”, tha 30-vjeçari duke folur për televizionin grek Mega.
Ditën e djeshme, mediat greke publikuan videon ku 30-vjeçari shqiptar kishte mbyllur 32-vjeçaren…