Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet me dyshimet për kurdisje të ndeshjes së Ballkanit ndaj Dimano Zagrebit në kuadër të Conference League, e zhvilluar më 5 tetor të vitit të kaluar në stadiumin “Fadil Vokrri”. Nga ana tjetër, skuadra kampione në fuqi e Kosovës ka reaguar duke theksuar se është shqetësuese tendenca për dëmtimin e imazhit të klubit.
Nga Prokuroria Themelore në Prishtinë kanë thënë të shtunën se janë duke u ndërmarrë veprime hetimore lidhur me rastin. “Rastit të cilit i jeni referuar, më konkretisht dyshimeve për kryerjen e veprës penale “Kurdisja e ndeshjes ose…