Nënshkruhet sot marrëveshja Kosovë-Mali i Zi për IPA III

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ministrja për Çështje Evropiane të Malit të Zi, Maida Gorçeviq, do të nënshkruajnë marrëveshjen Kosovë-Mali i Zi për Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA III për vitet 2021-2027.
Nënshkrimi pritet të bëhet në orën 13:30. Pas ceremonisë së nënshkrimit do të mbahet konferencë për media.
Kurse, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal do të mbajë konferencën përfundimtare të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA II për Malin e Zi-Kosovë…
