Ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku është deklaruar sot në Kuvendin e Kosovës lidhur me investimet në fushën e sportit, duke deklaruar se shumë shpejtë Suhareka do të bëhet me stadium të ri.
Në radhët e pyetje parlamentare, ministri Çeku është pyetur rreth planeve për ndërtimin e stadiumit të ri në qytetin e Suharekës, ku deklaroi se janë duke pritur një përgjigje nga Komuna e Suharekës për ndarjen e lokacionit për ndërtimin e stadiumit.
Ministri Çeku është zotuar se porsa të përcaktohet lokacioni, ministria do të bëjë ndarjen buxhetore për ndërtimin e stadiumit…