Osmani: Në mbledhjen e parë të Qeverisë do të propozoj tërheqje nga Ballkani i Hapur

Në mbledhjen e parë të ardhshme të Qeverisë, ku temë do të jetë nisma Ballkani i Hapur, do të propozoj tërheqjen nga kjo nismë, ka thënë ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani. Ai i cilësoi akuzat e opozitës shqiptare në lidhje me nismën Ballkani i Hapur si përpjekje për të fituar pikë të vogla politike.
“Ajo që po bën opozita është mosnjohja e bashkëpunimit rajonal, mosnjohja e situatave ndërkombëtare dhe tentativa për të përfituar pika të vogla…
