Mungesa e pasaportave të reja në Maqedoninë e Veriut: Sytë kah Shqipëria dhe Mali e Zi për pushime

Mile Jovanovski me dy fëmijët e tij dhe bashkëshorten, këtë vit pushimet verore do t’i kalojnë në Shqipëri. Këtë vendim e ka marrë pasi, siç thotë ai, ka kosto të lartë që të gjithë përnjëherë t’i ndryshojnë dokumentet për udhëtim me emrin e ri të shtetit, Maqedoni e Veriut.
“Nuk kam pasaportë, ndryshe zakonisht kemi shkuar për pushime në Greqi, por pasi bisedova me bashkëshorten, ramë dakord që pushimet këtë verë t’i bëjmë në Shqipëri. Për…
