Në një fjalim të mbajtur në Athinë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mori një qëndrim të rrallë publik duke kërkuar ndjesë për gabimet e mundshme gjatë mandatit të tij 10-vjeçar.
Rama, i cili ishte në vizitë zyrtare në Greqi, shfrytëzoi mundësinë për të theksuar angazhimin e tij ndaj shqiptarëve dhe për të bërë çdo gjë transparente në sytë e qytetarëve që i kanë besuar atij qeverisjen e vendit.
“Shumë të dashur miq, motra dhe vëllezër, rrofshi që më nderuat kaq shumë. Unë nuk kam si ta hap zemrën dhe trurin tim që ju të hyni dhe të shihni vetë ç’ka brenda, por nuk iki dot…