Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, është takuar sot me drejtorin ekzekutiv të kompanisë Baykar, Haluk Bayraktar.
Ai ka thënë se kompania turke i ka rritur kapacitetet ushtarake të FSK-së.
“Bashkëpunimi me kompaninë Baykar që është kthyer në kryefjalën e teknologjisë ushtarake me prodhimet e veta, ka bërë që FSK për një periudhë të shkurtër të ngrisë kapacitetet e saj luftarake në nivelin që garanton mbrojtje territoriale dhe siguri për të gjithë qytetarët tanë”, tha ministri Maqedonci.
“Gjatë këtij takimi diskutuam për projektet e rradhës në të cilat do të investojmë, dhe zgjerimin e…