Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, nga panairi i teknologjisë që po mbahet në Hanover të Gjermanisë, tha se Zona e Lirë Ekonomike në Tiranë ka tërhequr vëmendjen e kompanive të huaja.
“Ka një interes të jashtëzakonshëm për zonën e lirë ekonomike, për të cilën Tirana ka licencën dhe ka filluar punën. Mezi presim që 5-7 mijë vende të reja pune, që do të hapen, të jenë të lidhura edhe me Gjermaninë dhe pagat e mirëpaguara të kompanive gjermane. Kemi filluar një fushatë agresive marketingu në të gjitha panairet e mundshme, për të thënë që në Tiranë ka diell, ka dëshirë për…