Komuna arbëreshe e Pallagorisë hapi dyert sot për personalitetet shqiptare të katër shteteve në Ballkan: Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, si edhe për autoritetet e larta italiane, me rastin e kremtimit të 100-vjetorit të vdekjes së intelektualit arbëresh, Anselmo Lorecchio.
Pjesëmarrja e Presidentit të Republikës së Shqipërisë Sh.T.Z.Bajram Begaj dhe shefit të diplomacisë italiane, Antonio Tajani, ishin një simbolikë e bukur e këtij përkujtimi, duke dëshmuar rëndësinë e lidhjeve kulturore dhe historike midis Italisë dhe Shqipërisë. “Dëshira dhe mendimi i Anselmo Lorecchios…