Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës para emigrantëve shqiptarë në Athinë, tha se janë nisur negociatat për marrëveshjen për pensionet e emigrantëve dhe se janë hapur negociatat për procedurat e marrjes së shtetësisë apo të lejes së qëndrimit.
Rama theksoi se kjo arritje është falë qeverisë aktuale, ndërsa për marrëveshjen e pensioneve theksoi atë me Italinë si një referencë pozitive, por edhe komplekse, sepse faktori shqiptar ka peshë në këto dy vende, thotë kryeministri.
“Më në fund, me qeverinë aktuale, se me ato më përpara as nuk bëhej fjalë, kemi arritur të çelim negociatat në…