Skuadra e Ballkanit, e drejtuar nga trajneri Ilir Daja, ka arritur të sigurojë titullin në Superligën e Kosovës pasi mposhti Llapin 1-0 këtë të shtunë.
Për të tretin vit radhazi, Ballkani ka arritur të shpallet kampion i Kosovës. Kësaj radhe, një javë para fundit të kampionatit.
Në super përballjen e kësaj të shtune, mjaftoi një gol nga Bernard Karrica, në pjesën e dytë, që Ballkani të fitonte ndeshjen dhe të siguronte titullin kampion.
Pas 35 javësh, Ballkani ka 75 pikë, në krye të renditjes. Llapi ka 68 pikë, në vendin e dytë. Drita e vendit të tretë ka 66 pikë.
Po këtë të shtunë u…