Burri i larguar i 40-vjeçares Enkelejda Danaj është arrestuar mesditën e së enjtes për vrasjen e saj në mes të rrugës në Menidi. Sipas informacioneve ai është arrestuar në zonën e Filit.
50-vjeçari Eduard Danaj është pikasur nga një patrullë e policisë greke jashtë një pallati në zonën e Fylit.
Sipas informacioneve, ai mesa duket kishte konsumuar alkool teksa dyshohet se kishte tentuar të fshihej në pallatin në ndërtim e sipër.
Ndërkohë, 40-vjeçarja që u vra brutalisht mëngjesin e së enjtes në zonën më qendrore të Menidit, sipas Protothema e kishte denoncuar plot tre herë partnerin e saj të…