Një person humbi jetën, 10 mbetën të lënduar dhe 112 të tjerë mbetën të bllokuar në ajër, si pasojë e shembjes së teleferikut në Antalia të Turqisë.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur gjatë natës në një zonë turistike të Antalias dhe kabina ra në një zonë shkëmbore.
Ministri i Punëve të Brendshme Ali Yerlikaya njoftoi se përpjekjet për të shpëtuar personat e bllokuar në ajër vazhduan pa ndërprerje dhe 112 personat u evakuuan me sukses.
Në deklaratën e tij në llogarinë e tij në rrjetet sociale, ministri Yerlikaya tha se 4 helikopterë të Komandës së Rojës…