Qendrat e votimit në zgjedhjet lokale në Turqi, ku më shumë se 61 milionë votues zgjodhën kandidatë nga 34 parti politike, u mbyllën në orën 17:00. Votimi u karakterizua nga dhuna, ku tre persona humbën jetën dhe disa u plagosën. Rezultatet e para të votimit priten në mbrëmjen e hershme.
Një person ka mbetur i vrarë dhe 11 të plagosur nga një konflikt me armë, shkopinj dhe gurë në juglindje të vendit. Në një tjetër incident, një person u vra dhe katër u plagosën në përleshje, raportoi Anadolly.
Përleshje shpërthyen edhe në Sanliurfa, ku 16 persona u plagosën, ndërsa një person u godit me thikë në…