Kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, priti në një takim ambasadoren e Japonisë në Tiranë, Kikuko Kato, me të cilën diskutuan për punimet e samitit të Tokios. Përmes një reagimi në rrjetin social X kryebashkiaku Veliaj bën me dije se ndër të tjera në samit do të prezantohet edhe projekti i Zonës së Teknologjisë dhe Zhvillimit Ekonomik (TEDA Tirana).
“Arigato! Kënaqësi takimi me Ambasadoren e Japonisë Kikuko Kato në përgatitje te vizitës së punës në Tokyo ku: – takojmë Guvernatoren e Tokios zj. Yuriko Koike – prezantojmë TEDA Tirana për teknologjinë & start-ups në Tech Tokyo summit –…