Liderët e Serbisë, Kroacisë dhe Sllovenisë kanë deklaruar se energjia bërthamore do të ketë një vend të rëndësishëm në të ardhmen e kombeve të tyre, raporton Anadolu.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq dhe kryeministri slloven, Robert Golob, morën pjesë në Samitin e parë të Energjisë Bërthamore në Bruksel, të organizuar nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) dhe qeveria belge.
“Ne të gjithë jemi të gatshëm të diskutojmë plane të mëdha, gjëra të mëdha në të ardhmen dhe gjëra që janë të mira për të ardhmen, por…