Në fillim blenë apartamente e tani po bëjnë biznes me to. Kryesisht në Durrës e Vlorë, rusë e ukrainas i janë futur tregut të shitblerjes së pronave.
“Kanë hapur me dhjetëra, për të mos thënë me qindra faqe “online”. Kanë hapur rreth 50 zyra. Mendojnë se janë në Shqipëri dhe askush nuk i ngacmon. Tregu ka dyshime se ata po kryejnë shitje dhe blerje jo në konform me rregullat”, thotë Gjin Gjoka, sipërmarrës në tregun e pasurive të patundshme.
Për aktorë nga tregu i pasurive të patundshme, dyndja e shtetasve nga Rusia e Ukraina lidhet me luftën mes dy shteteve e më konkretisht me sanksionet që…