Prej kohësh ka humbur kontaktin me kombëtaren shqiptare, por Odise Roshi dërgon të tjera sinjale për Sylvinhon. Sulmuesi 32-vjeçar i dhuron fitoren Sakaryaspor 2-0 ndaj Boluspor. Roshi asistoi dhe më pas shënoi në këtë 90 minutësh për të mbajtur gjallë shpresat e skuadrës së tij për një ngjitje të mundshme në Superligën turke në fund të sezonit.
Pas asistit të dhënë mes rrëmujës në zonë, Roshi tregoi të gjithë potencialin e tij për të shpërthyer në krahun e djathtë dhe shënuar në një mënyrë që e kemi parë shpesh prej tij. Performancë fantastike prej 32-vjeçarit vlerësuar me notën 8.5 dhe…