Ndërsa sytë e të gjithëve janë drejtuar te Ukraina, një tjetër konflikt po përgatitet të shpërthejë në Evropë, sipas një analize për Wall Street Journal nga Ivana Stradner dhe Mark Montgomery, nga Fondacioni për Mbrojtjen e Demokracive në Uashington.
“Tre dekada pas shpërbërjes së përgjakshme të Jugosllavisë, konfliktet e fundit midis Serbisë dhe Kosovës kanë rindezur konflikte të gjata etnike. Ndërsa Serbia po lëvizë ngjarjet në terren, Moska po nxit zjarrin” thuhet në analizë.
Më tej në analizën që e përcjellin mediat serbe, thuhet se “Vladimir Putin ishte i sinqertë në dëshirën e…