Në ditën e parë të takimit të Ministrave të Punëve të Jashtme të NATO-s, që po mbahet në selinë qendrore të Aleancës në Bruksel, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani, nënvizoi domosdoshmërinë që NATO mos të largojë vëmendjen nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, pasi kjo kontribuon në paqen dhe stabilitetin e rajonit.
Duke iu referuar angazhimit të Kryeministrit Rama në samitin e Vilniusit, mbi shpenzimet e Shqipërisë për mbrojtjen, ministri Hasani tha se kuota prej 2% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, është niveli minimal i angazhimit të deklaruar dhe jo maksimumi i tij. 3…