Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani vazhdoi me fitore në Superligë duke e vazhduar me komoditet garën për titull. Suharekasit mposhtën si mysafir 2:0 skuadrën e Malishevës.
Por kjo fitore e skuadrës së Ilir Dajës u kontestua nga nën-kryetari i Llapit Amrush Batatina. Në një prononcim për KosovaPress, i pyetur nëse përballja mes Malishevës dhe Ballkanit ishte e kurdisur, përgjigja e Batatinës ishte e thjeshtë: “Po”.
Më tej, Batatina akuzoi Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK) për favore, ku ndër të tjera përmendi edhe rastin e ndeshjes së Ballkanit dhe Dukagjinit, ku për këtë të fundit tha se…