Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu i ka thënë Sekretarit të Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, Lord Cameron se Izraeli do t’i marrë vetë vendimet se si do i përgjigjet sulmit iranian me 300 dronë e raketa.
Gjatë bisedimeve ku qeveria britanike kishte fokus që të ndihmonte në parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit, Netanyahu tha se qeveria e tij do të bëjë gjithçka të jetë e nevojshme që të mbrojë veten.
Nga ana tjetër, Lord Cameron i tha atij se çdo përgjigje duhet të jetë e zgjuar dhe e kufizuar. Duke folur me gazetarët në Jerusalem pas takimit me Netanyahun, Cameron tha se ishte…