Koordinatori i Departamentit për Financa në Partinë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, ka thënë se krijimi i Fondit Sovran është improvizim i Qeverisë së udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje sepse, sipas tij, është thjesht një mekanizëm shtesë burokratik për menaxhimin e ndërmarrjeve publike.
PDK-ja ka paralajmëruar se do ta çojë në Kushtetuese posa të ratifikohet në Kuvend projektligji për Fondin Sovran. Krijimi i Fondit Sovran ishte një nga premtimet e VV-së për “reformë në ekonomi”.
Megjithatë, Mustafa i PDK-së thotë se ky nuk është një fond që synon zhvillimin, por veç do ta…