Quhet “Open Balkan” dhe në të valëvitet flamuri shqiptar. Bëhet fjalë për një nga anijet më të mira të kontinentit e që e zotëron biznesmeni i njohur shqiptar Gjergj Luca.
Në një intervistë për Blendi Fevziun në “Opinion”, nga Porti i Durrësit, ai tregon se kjo anije e prodhuar në Norvegji i ka rënë dy herë rreth e qark rruzullit tokësor plot me shkencëtarë brenda.
-Si quhet anija?
Gjergj Luca: Anija është “Open Balkan”. Kjo është anije research, anije kërkimesh.
-Sa metra?
Gjergj Luca: Rreth 50 metra, është…