Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha të premten në Vjenë, në një konferencë shtypi me Ministrin e Jashtëm austriak Alexander Schallenberg, se dialogu i lehtësuar nga BE-ja “është i vetmi mekanizëm i qëndrueshëm, e vetmja rrugë e qëndrueshme përpara” për Kosovën dhe Serbinë.

“Na duhet të shohim mirëbesim, përpjekje konstruktive nga Kosova dhe Serbia për të stabilizuar marrëdhëniet dhe që të ndërmarrin masa drejt asaj rruge. Të mos ngrenë tensione, të rrisin koordinimin, të rrisin…