Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj ishin sot në një takim në ‘Shtëpinë e Biznesit’ me përfaqësues të biznesit për të folur rreth reformës së re për inspektimet e bizneseve.
Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimi u shpreh se inspektimet do të jenë të përqendruara drejt rritjes së performancës dhe drejt kritereve të riskut. Ajo theksoi se bizneset që respektojnë standardet nuk do të kontrollohen.
“Kriteret e riskut nuk janë vetëm fusha dhe objekti i aktivitetit, por çdo biznes do të ketë…