Komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi e sheh të mundshëm anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në një afat prej 5 vitesh.
I pyetur në krah të presidentit serb Aleksandër Vuçiç gjatë një vizite që bëri të hënën në Beograd, Varhelyi thotë se shpreson që Serbia dhe vendet tjera në rajon, të jenë pjesë e BE-së deri në fund të mandatit të legjislaturës së re të Komisionit Evropian, nëse i zbatojnë të gjitha reformat e domosdoshme.
“Është e qartë që dera është e hapur. BE-ja është gati për të pranuar anëtarë të rinj. Brenda 5 vjetëve, po. Është…