2,9 milionë euro janë shtuar në arkat e klubit të Ballkanit, pas sigurimit të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës.
Kampioni i Kosovës shënoi fitore me rezultat të përgjithshëm 4:2 ndaj Bate Borisovit, duke përsëritur kështu suksesin e vitit të kaluar.
Përpos çmimit pas kualifikimit në fazën e grupeve, Ballkani ka përfituar edhe në fazat e mëhershme, në atë të Ligës së Kampionëve. Duke llogaritur edhe të ardhurat nga shitja e Albion Rrahmanit, deri më tani, Ballkani ka përfituar përafërisht 5 milionë euro.
Mirëpo, përfitimit nuk do të ndalen me kaq. Fitimet janë edhe më të mëdha në fazën…