Java e 30-të në Superligën e Kosovës do të hapet sot, me tri ndeshje në program për t’u zhvilluar.
Derbi i kësaj jave do të zhvillohet ditën e sotme në Suharekë, aty ku kampioni në fuqi dhe lideri i tabelës, Ballkani, e pret Dritën.
Duke marrë parasysh se të dy skuadrat po luftojnë për titullin e kampionit, ndeshja e sotme pritet të jetë mjaft interesante.
Ballkani prin në tabelë me 59 pikë dhe hyn në këtë ndeshje pas dy fitoreve rresht në kampionat, ashtu si edhe Drita. Gjilanasit kanë dy pikë më pak dhe janë në pozitën e dytë.
Përballje interesante pritet të jetë edhe ajo mes Gjilanit dhe…