Ka nisur në Kotor të Malit të Zi samiti i liderëve të Bashkimi Europian dhe Ballkanit Perëndimor. I pranishëm në të është edhe Kryeministri Edi Rama. Në fjalën e mbajtur në panelin e parë, kreu i qeverisë shqiptare shprehu rezerva për mënyrën sesi mbështetet nga ana ekonomike rajoni. Rama u shpreh i mendimit që të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, përpara anëtarësimit duhet të bëhen pjesë e portofolit dixhital të BE. Po ashtu ai tha se raporti i investimeve për Ballkanin është 90 përqind hua dhe 10 përqind grante, dhe ky raport sipas tij duhet të jetë i përmbysur. Rama foli edhe për situatën…