Në Turqi mbahen sot (31 mars) gjedhjet lokale në mbarë vendin. Partia e Presidentit Rexhep Tajip Erdogan AKP po përpiqet ta rimarrë pushtetin në Stamboll, qytetin kryesor të Turqisë, që dikur ishte baza e tij. Rezultati i këtyre zgjedhjeve vendore mund të ndryshojë trajektoren e Turqisë.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan po udhëheq fushatën e partisë së tij për Drejtësi dhe Zhvillim, të njohur si AKP, për të zgjedhur kandidatin Murat Kurum si kryebashkiak të Stambollit në zgjedhjet e së dielës.
Zoti Kurum premton ndërtimin e gjysmë milioni shtëpish të reja për të mbrojtur Stambollin…