Çfarë është alergjia?
Alergjia është një ndjeshmëri e shtuar e trupit ndaj disa substancave të njohura si alergjenë. Gjatë shfaqjes së alergjisë ndodh një seri e tërë procesesh-reaksionesh të krijimit të antitrupave të tipit IgE si dhe llojeve të ndryshme të komplekseve imune, të cilat më pas do të varen nga mënyra se si reagimi i përgjithshëm do të shfaqet si problem shëndetësor.
Rreth nesh ka shumë alergjenë që janë të padëmshme për një pjesë të popullsisë, ndërsa për të tjerët mund të jenë kërcënues madje edhe për jetën. Konstatimi i përgjithshëm është se mënyra e ndryshuar e…